fbpx

Aksioni “Brezovica”, Prokuroria ka ngrirë 6 milionë euro

nga Revista Kosovarja

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka mbajtur një konferencë për medie lidhur me aksionin “Brezovica”.

Prokurori i çështjes Rasim Maloku, ka thënë se nga ky aksion kanë ngrirë gjashtë milionë euro nga të pandehurit dhe familjarët e tyre.

Ai ka pralajëmurar se ky nuk do të jetë aksioni i fundit.

“Nga të dhënat financiare që posedojnë të pandehurit, kemi ngrirë gjashtë milionë euro, ku shumica janë të të pandehurve dhe të familjarëve. Nuk është ky aksioni i i fundit, dhe se ky proces do të vazhdoj”, ka thënë Maloku.

Kujtojmë se shtatë persona janë arrestuar në aksionin e sotëm që u zhvillua në disa lokacione në Kosovë, duke e çuar kështu në 17 numrin e të arrestuarve në rastin e njohur si “Brezovica”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]