fbpx

Aktakuzë kundër një personi, ngacmoi gazetaren Edita Doli

nga Revista Kosovarja

Pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit R.XH. për ngacmim të gazetarës Edita Doli.

Sipas aktakuzës, nga viti 2019 e deri më 30 tetor 2023, i pandehuri i lartcekur përmes përcjelljes dhe thirrjeve të vazhdueshme telefonike, në vazhdimësi, përfshihet në sjellje të vëmendjes së vazhdueshme dhe të padëshirueshme, duke komunikuar me qëllim të ngacmimit dhe frikësimit, si dhe duke e vënë të dëmtuarën-gazetaren E.D. nën vëzhgim.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se i pandehuri i ka shkruar të dëmtuarës në rrjetin social “facebook”, gjatë kohës së transmetimit të edicionit special të ditëlindjes së “RTVD” dhe është inkuadruar live në emision përmes telefonit, e po ashtu i pandehuri ka shkuar në vendin e punës së të dëmtuarës, ku me këto veprime e ka vënë nën frikë të arsyeshme dhe i ka shkaktuar shqetësim të madh emocional.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./Indeksonline

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]