fbpx

Aktorës shqiptare i shtyhet fluturimi për herë të tretë

nga Revista Kosovarja

Që prej shtatzënisë me djalin e saj Amar, aktorja Gixhari është vendosur në Spanjë dhe s’po i bëhet që s’po i bëhet e mundur t’i prezantojë të birit Shqipërinë.

Një javë më parë ajo kishte prerë biletën për të udhëtuar drejt Tiranës, por stuhia Filomena ia prishi planet. “Fiks në ditën e fluturimit tim drejt Tiranës. Qamet me dëborë në Spanjë. Më mbarë se kaq”, shkruante Olta atë ditë.

Por sapo moti është përmirësuar dhe ajo ka tentuar të niset sërisht, përsëri i janë prishur planet. Edhe kjo qenka e treta herë.

Aktorja ka publikuar një story ku shihen dy gota vere, teksa shkruan: “Meqenëse na u shty fluturimi për herë të tretë!”

Me sa duket shprehja ‘e treta e vërteta’ s’piu ujë kësaj here dhe Oltës i duhet përsëri të prenotojë biletat e avionit për në Shqipëri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]