Vedat Bajrami, së fundmi ka folur për luftën në Kosovë, teksa ia tregoi Melisa Lleshit disa ngjarje që kanë ndodhur në vend më shumë se 23 vjet më parë.
Humoristi mes tjerash i tha këngëtares se ‘Serbia ende mendon se Kosova është e saj’, por që kjo as në ëndërr nuk i del më.
“Politikisht kurrë nuk e kanë pranuar, e kanë ushqyer të njëjtën dëshirë që Kosova është e jona, pretendojnë se Kosova është tyre, Kosova as në ëndërr nuk është e tyre më, por akoma pretendojnë”, vazhdoi më tej humoristi shqiptar.
Theksojmë se brenda BBVK-së deri më tani ka pasur situata të ndryshme, debate e mes tjerash janë trajtuar edhe tema të rëndësishme nga banorët.