fbpx

Aktori Brad William Henke ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

nga Revista Kosovarja

Aktori i filmit “Orange Is The New Black” Brad William Henke vdiq të martën (29 në moshën 56-vjeçare.

Burime të lidhura me familjen e Henke thanë për TMZ se ai ndërroi jetë në gjumë, megjithëse shkaku i vdekjes mbetet i paqartë.

Henke është më i njohur për rolin e një prej rojeve të burgut në “OITNB”, i cili u shfaq për shtatë sezone në Netflix nga 2013 deri në 2019.
Ylli ishte i pranishëm në skenën ku shihet Poussey Washington – e luajtur nga aktorja Samira Wiley – duke u vrarë, një nga momentet më kryesore në dramën e Netflix.

Henke gjithashtu u shfaq në hite televizive të tilla si “Justified”, “Lost”, “ER”, “CSI”, “Judging Amy”, “Crossing Jordan”, “Dexter” dhe “Chicago Hope”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]