fbpx

Aktori i “Marvel” arrestohet në New York për sulm ndaj një gruaje

nga Revista Kosovarja

Ylli i “Marvel”, Jonathan Majors, u arrestua të shtunën pasi u akuzua për sulm ndaj një gruaje, sipas Departamentit të Policisë së New Yorkut.

Viktima e supozuar, një grua 30-vjeçare, ka pësuar lëndime të lehta në kokë dhe qafë dhe është dërguar në spital në gjendje stabile, sipas një deklarate të policisë të lëshuar për Metro.co.uk.

Aktori i “Creed III” u arrestua me akuzën për sulm dhe ngacmim, ndonëse këto u mohuan nga zëdhënësi i tij.

Natyra e saktë e marrëdhënies së tij me gruan aktualisht nuk dihet.

“Ai nuk ka bërë asgjë të keqe. Mezi presim ta sqarojmë këtë dhe të pastrojmë emrin e tij”, tha përfaqësuesi i aktorit për The Hollyëood Reporter pas arrestimit të tij.

Rrethanat rreth lirimit të Majors nuk dihen për momentin.

Majors është shfaqur gjithashtu në shfaqjen e mirënjohur të HBO, “Lovecraft County”, “Western The Harder They Fall” dhe është propozuar për një nominim për ‘Oscar’ për performancën e tij në dramën “Devotion”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]