fbpx

Aktori i njohur i serialit ‘H.O.T’ po bëhet baba: Është djalë

nga Revista Kosovarja

Aktori i njohur i serialit “H.O.T”, Margent Caushi ka ndarë një lajm shumë të ëmbël me ndjekësit. Ai dhe partnerja e tij do të bëhen prindër.

Margenti ka publikuar në rrjete sociale një foto nga momenti kur kanë zbuluar gjininë e bebit, duke treguar se e shoqja është në pritje të një djali.

“Është djalë”, ka shkruar ai krahas fotos. Aktori dhe partnerja shihen buzë detit, të dy të veshur me të bardha e duke festuar me shampanjë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]