Aktori francez Gérard Depardieu u shpall fajtor për ngacmim seksual, shkruan Sky News.
76-vjeçari i cili është shfaqur në më shumë se 200 filma, u dënua nga një gjykatë në Paris për prekjen e një gruaje gjatë xhirimeve të filmit të vitit 2021 “Les Volets Verts”, transmeton Indeksonline.
Gjatë gjyqit, ai vazhdimisht mohoi çdo akuzë dhe avokati i tij kërkoi që akuzat kundër tij të hiqen. Megjithatë, gjyqtari Thierry Donard tha se shpjegimi i Depardieu për ngjarjet nuk ishte bindës.
Prokurori i shtetit i kërkoi gjykatës që Depardieu, i cili është 76 vjeç, të dënohet me 18 muaj burgim me kusht dhe një gjobë prej 20,000 eurosh.
Një tjetër vendim pritet të jepet më vonë për një akuzë të dytë për sulm seksual, që përfshin një grua tjetër.