fbpx

Aktori i njohur Tom Holland lë pa fjalë shqiptarët, bën me duar simbolin e shqiponjës

nga Revista Kosovarja

Shqipëria dhe simbolet e saj po bëhen të njohura çdo ditë e më shumë nëpër botë dhe këtu nuk e kemi fjalën vetëm për botën e thjeshtë, por për artistët, këngëtarët, aktorët etj.

Pas Drake, i cili bëri bujë me këngën e tij më të fundit që përmbante elemente të traditës sonë kombëtare, së fundmi edhe aktori i njohur Tom Holland i ka gëzuar shqiptarët, pasi ka bërë me duar simbolin e shqiponjës.
Një video e cila ka bërë bujë në X dhe TikTok, aktori britanik dhe ylli i serisë së filmave “Spider-Man”, si një shqiptar i vërtetë ka bërë simbolin e flamurit kuqezi.

https://streamable.com/d6gna5?quality=highest

Ndërsa përgatitet për foton, fansja i kërkon aktorit të bëjë shqiponjën me duar. Me një buzëqeshje dhe qasje të hapur, Holland pranon pa hezitim dhe formon simbolin e njohur, duke dëshmuar njëherësh sensin e tij të afërt dhe respektin për kulturën e fansave.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]