Aktori i i njohur, Kreshnik Ibrahimi, ka dëshmuar gjithmonë se është në mbështetje të bashkatdhetarëve në Gjermani.
Aktori i filmit të njohur, “Tigri”, është mjaft aktiv edhe në rrjete sociale ku shpërndanë kërkesat e mërgimtarëe.
Kështu ka vepruar edhe së fundi ku ka kërkuar që një djalosh ka kontaktuar me të dhe i ka kërkuar ndihmë për punësim në rrethin e Stutgart në Gjermani,shkruan “Kosovarja”.
Ibrahmi kërkesën e bëri përmes llogarisë së tij në “Facebook”.
Për tu punësuar djaloshi 26 vjeçar i janë dashur vetëm 10 minuta.
Kreshniki këtë e tregoi përmes një komenti ku tha se djaloshi është punësuar ku edhe e ka falënderuar zotëriun që i ka gjetur punë.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që producenti i emisionit “Ich bin Albaner”, ka postuar kërkesa të tilla të shqiptarëve në diasporë të cilave iu përgjigjen pozitivisht komuniteti i biznesit shqiptar në Gjermani.