fbpx

Aktori Naser Rafuna reagon pas vendimit ndaj Burdushit që u dënua me katër vjet burg

nga Revista Kosovarja

Ditën e sotme, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Hysri Peqanit, i njohur si “Burdushi”.

Ai është dënuar me dënim unik prej 4 vjet e 6 muaj burgim dhe 42 mijë euro gjobë.

Pas këtij vendimi, ka reaguar aktori i mirënjohur kosovar, Naser Rafuna i njohur me emrin e artit si “Xheku”.

Aktori shkroi se personat e tillë nuk duhet të lihen të lirë.

Postimi i plotë:

“…dhe ti punon e lodhshem ndershem, te keputen nyjet e trupit, shtrihesh me pushu e nga lodhja nuk te merr as gjumi…edhe e hap naj portal, e sheh Burdushi ( llaperqina ) qe e vizitojne sipas tij , politikan, deputet , misa e kengetar per karriere e njerez tjere ne halle… qenka denu me mbi 4 vjet burg edhe konfiskim pasunie prej 2 milion euro. 2 Milion euro…dmth me pallavra , rrena e mashtrime bohesh multimilioner. Turp bre turp qe i lajne te tillet te lire, ku cdo qosh ka keso njerez si ky kotesi. E tash…Spo di a me hi ne diete a me i qepu tutje“.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]