fbpx

Aktori shqiptar tregon se si po e kalon vetizolimin

nga Revista Kosovarja

Pak ditë më parë, bëri bujë lajmi se aktori i njohur Florjan Binaj ishte infektuar me Covid-19.

Flori e ka konfirmuar vetë këtë lajm, duke treguar se gjendja e tij shëndetësore paraqitet mjaft e mirë dhe ai është vetëkarantintuar për 14 ditë.

Por si po shkon ky izolim për aktorin? Ai ka publikuar në ‘Instastory’ një qen që fle gjithë kohën, duke shkruar: “Të 7-tat e karantinës”.

Me sa duket, aktori po e shfrytëzon këtë kohë për të pushuar dhe për t’u qetësuar nga angazhimet e përditshme. Kujtojmë se të dielën ai nuk mungoi në “Portokalli”, duke u shfaqur përmes “Skype-it”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]