Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aktori turk nis pushimet me partneren e tij

nga Revista Kosovarja

Aktori turk shumë i pëlqyer nga publiku, Baris Arduç ka nisur pushimet së bashku me partneren e tij, Gupse Ozay.

Mbi artikull

Çifti kanë vendosur që sivjet pushimet t’i kalojnë në Bodrum, një destinacion turistik shumë i njohur për të gjithë. Baris dhe Gupse janë fotografuar teksa mbërritën në një hotel bashkë me miqtë e tyre.

Atyre iu mat edhe temperatura në hyrje të hotelit. Mediat turke bëjnë të ditur se çifti e kaluan ditën e parë të pushimeve duke biseduar me miqtë dhe jo duke notuar.

Baris Arduç ra në sy me pamjen e tij pasi aktori e kishte hequr mjekrën të cilën e mbajti gjatë përiudhës së karantinës.

Moneytizer Paragrafi 4

Edhe partnerja e tij dukej shumë në formë e veshur me një fustan të verdhë. Kujtojmë që Baris Arduç, i njohur me rolin e “Kuzgun” dhe Gupse Ozay janë prej 6 vitesh së bashku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]