81
Aktorja e famshme amerikane, Keke Palmer dhe partneri i saj, Darius Jackson, janë bërë prindër për herë të parë.
Artistja lindi një djalë më 25 shkurt, të cilin e pagëzuan me emrin Leodis Andrellton Jackson.
E njëjta zbuloi lajmin duke ndarë një paraqitje të shkurtër të jetës së saj dhe të Jackson si prindër për herë të parë.
“Vetëm 48 orë që jemi bërë prindër. Nuk jam duke e fshehur botën nga djali im, jam duke e fshehur djalin tim nga bota. Mirë se erdhe në jetë”, kanë qenë disa prej fjalive që kishte shkruar Keke.