fbpx

Aktorja e njohur në masa mbrojtëse, pas dhunës nga ish-partneri

nga Revista Kosovarja

Aktorja e njohur amerikane, Halle Bailey, ka kërkuar nga organet e rendit që të pranojë masa mbrojtëse, pasi pati dhunë nga ish-partneri i saj, DDG.

Sipas një raporti, Halle kishte raportuar në polici se ish-i dashuri i saj, me të cilin kanë dhe një djalë bashkë, tashmë sa kohë ka abuzuar fizikisht me të.

Halle-Bailey-lëndime-1

Çifti ndau në rrugët në tetor të vitit të kaluar, por DDG-ja trokiti në derën e Halle-it në janar, aty edhe ku besohet të ketë filluar abuzimi.

Ajo ka dorëzuar në polici dëshmi të dhunës, ku shfaq shenjat në trup pas abuzimit fizik.

Sipas dëshmisë së Halle-it, DDG-ja donte të merrte djalin e tyre, Halo-n dhe për këtë gjë disa herë i kishte shkulur flokët aktores, e kishte goditur dhe madje edhe i kishte thyer dhëmbin.

Gjykata i dha Halle-it një urdhër kufizues, duke urdhëruar DDG-në të qëndrojë 100 metra larg aktores.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]