fbpx

Aktorja e njohur në moshën 48 vjeçare jep lajmin se është në pritje të binjakëve

nga Revista Kosovarja

Fituesja e dyfishtë e çmimit Oscar, Hilary Swank dhe bashkëshorti i saj, Philip Schneider, janë në pritje të binjakëve.

Lajmin e ka konfirmuar vet aktorja në një prononcim për emisionin Good Morning America.

“Ka diçka që e kam pritur shumë gjatë dhe ky është lajmi im i ardhshëm – do të bëhem nënë. Po vijnë dy fëmijë, nuk mund ta besoj”, është shprehur 48-vjeçarja.

Ajo e publikoi edhe një video në profilin e saj në Instagram duke treguar barkun e rritur, ndërsa fansa të shumtë e uruan për pritjen e bukur. Sidoqoftë, nuk mungoi edhe një koment dashakeq, i cili mori kritika të shumta.

“A nuk i ke ti afro 50 vjet? Do t’i kesh 70 vjet kur do të jenë në fakultet dhe ndoshta, vetëm ndoshta, mund ta përjetosh martesën e tyre”, ka shkruar një ndjekës, i cili mori një sërë reagimesh për këtë koment.

Ndryshe, Hilary dhe Philip janë në lidhje nga viti 2016, ndërsa në vitin 2018 u martuan.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]