70
Aktorja e njohur turke nga seriali “Rejhan”, Ebru Sahin është fejuar. Aktorja dhe basketbollisti Cedi Osman kanë zgjedhur datën 18 maj për fejesën e tyre pasi në këtë ditë Ebru kishte ditëlindjen.
Aktorja mbushi 28 vjeç dhe kjo ditëlindje për të ka qenë më e bukura. Ajo u fejua me Cedi Osman, 27 vjeç në prani të familjarëve dhe miqve të ngushtë.
Në fotot e publikuara Ebru shfaqet e veshur me fustan të bardhë me dantellë dhe thekë ndërsa Cedi me kostum bezhë.
Çifti ka planifikuar të mbajnë një dasmë në verën e vitit tjetër.