Aktorja Elizabeth Hurley festoi ditëlindjen e saj të 60-të me foto të reja që nuk i lanë shumë vend imagjinatës.
Përveç ditëlindjes, aktorja festoi edhe lidhjen e saj të re me Billy Ray Cyrus.
Elizabeth ndau një foto të saj duke pozuar “hot”, e ulur në bar.
“Gëzuar ditëlindjen! Ky vit ka qenë tashmë një udhëtim i çmendur. Dhe… jam e dashuruar. Jam e bekuar dhe mirënjohëse që kam miqtë dhe familjen më të mirë në botë”, shkroi ajo.
Elizabeth dhe Billy punuan së bashku në filmin e vitit 2022 “Christmas in Paradise” dhe romanca e tyre filloi kohët e fundit.