fbpx

Aktorja që publikoi videon: Për personat përgjegjës ishte si lojë, nuk po ndodhte për herë të parë!

nga Revista Kosovarja

Aktorja Kaltrinë Zeneli ka treguar historinë e publikimit të videos që bëri bujë të mërkurën, aty ku shihej një e moshuar gjersa keqtrajtohej nga stafi i strehimores ku qëndronte ajo.Ajo ka treguar se personi që i kishte dërguar videon, identitetin e së cilit nuk e ka bërë publik, e kishte pyetur se ku mund t’a raportonte një rast të dhunës.

“Fillimisht personi më dërgoi videon, më ka thirrë e më ka thënë se do të raportojë një rast të dhunës dhe me pyeti se ku mund t’a bënte atë. I thash policinë pa e dit se çka ka ndodhur aty. Mbeti me aq, që të njoftonte policinë. I shkrova në adresën që më kontaktoi, deshta të pyes se a ka marr ndonjë reagim prej policies dhe më tregoi se nuk ka shkuar akoma. E pyeta se a ka pasur ndonjë video dhe më ka dërguar atë”, ka treguar Zeneli.

Krahas kësaj, ajo ka thënë se më nuk kishte pritur reagimin e personit dhe e kishte shpërndarë videon në rrjete sociale.
“Ka qenë shumë shok, nuk kam mundur t’a shoh deri në fund”, ka treguar Zeneli gjersa ka thënë se nuk kiste mëdyshje se a duhej publikuar apo jo videoja në fjalë.Ajo ka thënë se për një moment kishte parë të ëmën e saj në vendin e viktimës dhe se trajtimi që po i bëhej nga paneli përgjegjës, dukej si një lojë, diçka që nuk po ndodhte për herë të parë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]