fbpx

Aktorja shqiptare i bën dedikimin e ëmbël vajzës së saj

nga Revista Kosovarja

Aktorja Jonida Vokshi u bë nënë për herë të parë me datë 18 qershor.

Ajo solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosi emrin Emi.

Që nga ai moment Jonida nuk i ka kursyer fotot pranë së voglës në rrjete sociale, mirëpo portretin e saj nuk e ka zbuluar ende. Sot janë bërë 3 muaj nga ardhja e Emit në jetë dhe nuk kishte si të mungonte një urim i ëmbël nga aktorja.

Ajo ka publikuar një foto të vogëlushes në Instastory, duke i shprehur të gjithë dashurinë. “Si sot tre muaj më parë, jeta ime mori tjetër kuptim falë teje Emi ime, drita e syve të mi që vdes fare mama për ty”, ka shkruar Jonida krahas fotos.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]