Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Alarm për vërshime në Kosovë për shkak të reshjeve

nga Revista Kosovarja

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisiti ka paralajmëruar për mundësinë e vërshimeve të shpejta në zonën e Prishtinës me rrethinë dhe pjesën veriore dhe lindore e Kosovës.

Mbi artikull

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Agjencioni ka parashikuar që të ketë vërshime qysh sot nga ora 12:00.

“Reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të datës 23/06/2020, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona do të paraqesin mundësi për paraqitje të vërshimeve të shpejta, siç janë rrjedha e sipërme e lumit Llap, zona e Prishtinës me rrethinë dhe pjesa veriore dhe lindore e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]