Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Alba rikthehet në BBVK sikur asgjë të mos kishte ndodhur

nga Revista Kosovarja

Pas një nate plot pikëpyetje dhe spekulime, Alba Pollozhani është rishfaqur në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4”.

Mbi artikull

Konkurrentja, e cila humbi gjurmët për rreth 20 orë pas takimit me psikologen që pasoi shpërthimin e saj në Prime, kishte nxitur diskutime të shumta në rrjet.

Mungesa e gjatë bëri që ndjekësit të aludonin për një largim të mundshëm apo probleme shëndetësore.

Megjithatë, pak minuta më parë, Alba u rikthye në ekran. Ajo u fokusua nga kamerat në zonën e lavanderisë, duke biseduar qetësisht me banorët e tjerë, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Moneytizer Paragrafi 4

Kujtojmë se tensioni nisi kur ajo akuzoi produksionin për deformim të realitetit në situatën me Elijonën. Kjo solli reagime të ashpra dhe nevojën urgjente për asistencë psikologjike.

Vlen të ceket se dy orë pas hyrjes në dhomën e rrëfimit, ulërimat e saj u dëgjuan deri në sallon, duke shqetësuar edhe pjesën tjetër të shtëpisë. /Prive

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]