71
Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Mehmeti, tregon se ka marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.
Derisa ka publikuar një fotografi pas marrjes së vaksinës, ai u bën thirrje të gjithëve që të vaksinohen në mënyrë që të mos izolohemi sërish.

“Edhe e dyta eci. Vaksinohu e mos u anko pastaj për mbyllje”, ka shkruar ai.
Me rritjen e rasteve, një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë kanë kryer vaksinimin.