Aktori i njohur, Alban Rexhaj në një intervistë për emisionin “Weekend” në Klan Kosova ndër të tjera ka folur edhe për rolin e tij si prind.
I pyetur se a mendon që është një baba ideal, Albani është përgjigjur se mundohet të jetë i tillë.
“Unë mundona me qenë, unë i kam dy djem, janë të vegjël dhe ende është herët për mua edhe të dëshmohen çfarë prindi jam”.
“Mundohem të jem i përkushtuar për aq sa muj dhe kam mundësi, sa më jepet rasti merrem me fëmijë dhe nesër kur të rriten të thonë “mirë qe e kemi pasur një baba të tillë”, njëjtë siç them unë për babanë tim, që ndihem shumë mirë çfarë babai kam pasur, çfarë edukate na ka dhënë”, është shprehur ai.