fbpx

Alban Skenderaj vlerësohet me certifikatën e veçantë nga i biri në ditën e baballarëve

nga Revista Kosovarja

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj, ka marrë një çmim të veçantë nga i biri me rastin e ditës së baballarëve.

Në rrjetet sociale ai publikoi një foto ku shfaqet me djalin e tij Duam, i cili i ka dhuruar të atit një certifikatë simbolike që e shpall atë si “babain më të mirë në botë”.

Në postimin e tij Alban Skenderaj shkruan: “Merr çmime sa të duash, po asnjë nuk ia kalon këtij lloj çmimi! Janë momentet që do kujtojmë nga kjo jetë!”

Kujtojmë se Alban Skenderaj dhe Miriam Cani janë prindër të një vajze dhe një djali, Amelisë dhe Duam.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]