Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kanë publikuar disa foto dhe jë video në rrjete sociale, duke treguar momente të bukura nga pushimet e tyre familjare në bregdet.
Çifti i njohur i muzikës shqiptare shfaqet së bashku me fëmijët, teksa shijojnë ditët e relaksit dhe atmosferën verore pranë detit.
Në përshkrimin e postimit të tyre në Instagram, Cani ka shkruar: “Gjithçka që na duhej”, duke e përçuar ndjesinë e qetësisë dhe dashurisë që po përjetojnë në këtë periudhë.
Postimi është pritur ngrohtësisht nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar duke komplimentuar familjen.