fbpx

Albani e uron me fjalët më të mira gruan e tij

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja sot feston 36 vjetorin e lindjes.

Dhe, natyrisht se prej shumë urimeve nuk mungoi edhe ai nga bashkëshorti i saj, këngëtari Alban Skenderaj.

Përmes një imazhi të publikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram, artisti shkroi edhe disa fjalë të veçanta për të.

Fotografia e paraqet, Miriam Canin të lumtur pranë këngëtarit i cili e ka rrethuar me njërën dorë duke i dhënë një përqafim teksa ajo shihet e buzëqeshur, ndër të tjera në urim ai e ka quajtur gjysma e tij.

“Gezuar gjysma ime 💯❤️ Nuk mund te kisha perkrahe ne kete jete nje bashkeshorte, mike dhe nene me te mire 😘🥳”, ka shkruar Albani.

Ndryshe, çifti i njohur i showbizzit janë edhe prindër të dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]