fbpx

Albani tjetërsohet nga flokët e gjatë

nga Revista Kosovarja

Alban Skënderaj është pa dyshim një nga këngëtarët më të dashur në vend. Në fillimet e tij, përveçse për talentin këngëtari ra në sy edhe për pamjen tërheqëse e flokët e gjatë.

Me sa duket, karantina prej javësh ka bërë që Albani t’i rikthehet sërish këtij ‘look-u’, edhe pse jo më dëshirën e tij. Ai ka publikuar një foto ku shfaqet me flokët e gjatë dhe shkruan se është rikthyer me pahir në 2005.

“Thuaj të vërtetën, çfarë s’do jepje për një berber/parukier”, shkruan Albani. Edhe pse këngëtari nuk e preferon këtë pamje të tij, me siguri të shumtë janë ata që janë bërë nostalgjikë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]