fbpx

Albërie Hadërgjonaj vaksinohet në Deçan: I ftoj të gjithëve që ta bëjnë

nga Revista Kosovarja

Ajo tregoi se e ka marrë vaksinën anti-Covid.

Albërie Hadërgjonaj, ndau video në rrjete sociale derisa tregoi se këtë veprim e ka kryer në vendlindjen e saj.

Këngëtarja publikoi disa video në profilin e saj zyrtar në Instagram teksa paraqiti pamje nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan.

“Sigurisht vaksinën do ta merrja vetëm në vendlindje, shikoni çfarë disipline dhe çfarë pastërtie. Më vjen shumë mirë – tani dua t’i përshëndes të gjitha motrat edhe ndihmëset, mjekët, faleminderit për kontribut”, thotë Albëria në video dhe falënderon stafin mjekësor.

Tutje, shton: “Për të gjithë ata që se kanë marrë sigurisht një këshillë vjen edhe nga të gjithë stafi edhe nga Ministria e Shëndetësisë për t’u vaksinuar sepse pritet një valë e dytë e COVID-19. Ju uroj një verë sa më të mirë të gjithë pushuesve”, ka thënë ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]