fbpx

Albin Kurti ia rritë pagën vetit, por ia ulë Vjosa Osmanit (dokument)

nga Revista Kosovarja

Me Projektligjin e ri për Pagat, një kopje të të cilit e ka siguruar Gazeta Blic kryeministrit të vendit do t’i rritet paga, derisa presidentit do t’i zvogëlohet.

Derisa paga e kryeministrit nga 1500 do të rritet në 2280, presidentes Osmani nga 2672, do t’i zbritet në 2400 euro. Pra do t’i zbritet për 272 euro.

Megjithatë, e para e shtetit do ta ketë pagën më të madhe.

Koeficienti i pagës së presidentit do të jetë 20, derisa e kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese do të jetë 19.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, një koeficientet do ta ketë vlerën e 120 eurove.

Pos presidentit, me projektligjin e ri për paga, edhe kryetarit të Kuvendit do t’i ulet paga.

Nga 2555 euro, paga e tij so të zbret në 2280 euro, pra rreth 300 euro më e vogël.

Në vazhdim e gjeni dokumentin ekskluziv.

Ndryshe, Ligji i pagave që ishte miratuar në Qeverinë Haradinaj e që ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, gjithashtu e parashihte presidentin e shtetit si njeriun më të paguar në vend, me koeficient 10, derisa kryeparlamentari, kryeministri dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese do të paguhen me koeficientin 9. Atë kohë, vlera e një koeficienti ishte 239 euro.

Sipas atij ligji, paga e presidentit do të ishte 2,390 euro. Paga e kryeministrit do të kishte koeficientin 9 ose 2151 euro në muaj.

Koeficient të njëjtë me kryeministrin, sipas tij ligji që ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese do të kishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]