fbpx

Albin Kurti: Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më në fund ka uruar fitoren e Edi Ramës në zgjedhjet e së dielës në të cilat kandidoi edhe patia e vet me tre kandidatë.

Mirëpo Kurti në këtë postim ia përmend parregullësitë Ramës dhe i kërkon që të sqarohen, duke aluduar në vjedhjen e votave ndaj kandidatëve të tij, siç edhe kanë deklaruar pas procesit të votimit.

Ja reagimi i plotë:

Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare. Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies.

Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese.

Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve, andaj, të punojmë së bashku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]