fbpx

Albin Kurti sot i mbush 49 vjet

nga Revista Kosovarja

Sot është një ditë tejet e veçantë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.Ai sot e feston ditëlindjen e 49-të.

Kurti ka lindur më 24 mars 1975.Ditëlindja e tij lidhet edhe me një ngjarje historike të Kosovës, ditën kur nisën edhe bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe, në vitin 1999-të 24 vjet pasi lindi ai.
Albin Kurti, ka një aktivitet të pasur sa i përket rezistencës kundër okupatorit serb.Ai iu bashkua Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës në gusht 1997, i cili organizoi protesta paqësore, jo të dhunshme, për lirimin e ndërtesave dhe ambienteve të universitetit, të cilat u pushtuan nga autoritetet e regjimit serb.

Kur filloi lufta në Kosovë, në gusht 1998, Kurti filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Demaçi.Kur filluan bombardimet e NATO-s në Serbi dhe Kosovë në mars të vitit 1999, Kurti qëndroi në Prishtinë.

U arrestua nga policia serbe më 27 prill 1999.Kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10 qershor, Albin Kurti dhe mbi dy mijë shqiptarë të tjerë u transferuan në burgjet serbe.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]