fbpx

“Albin rrenci, Albin mashtruesi”, protestuesit të indinjuar me Kurtin

nga Revista Kosovarja

“Asnjë cent ma shumë”, “S’paguaj edhe për veriun”, “Albin rrenci”,”Albin mashtruesi”, dëgjoheshin këta zëra në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet

Protestuesë të shumtë dolën sot në protestë për të kundështuar shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Protestuesit e cilësuan kryeministrin Albin Kurti gënjeshtar dhe mashtrues për shkak të ndryshimit të deklaratave të tij.

Kurti gjatë fushatës elektorale pati premtuar se do ta ulë çmimin e energjisë elektrike.

Por përkundrazi, çmimi i energjisë pritet të rritet këto ditë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]