fbpx

Albina Kelmendi flet për Luizin: Është artist i jashtëzakonshëm

nga Revista Kosovarja

Albina Kelmendi, artistja shqiptare që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision këtë vit, ka folur për eksperiencën e saj në festivalin e fundvitit.

Ajo u pyet në një intervistë për RTSH për fituesit e edicioneve të shkuara të këtij festivali që kanë përfaqësuar vendin tonë në këtë kompeticion të rëndësishëm muzikor.

Albina përmendi faktin që këtë vit kënga e saj dhe ajo e Luizit janë ndër më të klikuarat në youtube-n e Eurovision, duke e cilësuar atë një artist të jashtëzakonshëm.

“Është personazhi më i klikuar kohët e fundit. Sikur ta dijë Luizi çfarë po bëhet jashtë. Është artist i jashtëzakonshëm”, tha Albina Kelmendi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]