fbpx

Albina Kelmendi me familje bëjnë atmosferë në skenën e Festivalit të RTSH-së

nga Revista Kosovarja

Mes konkurrentëve solo dhe grupeve, në Festivalin e Këngës në RTSH konkurron edhe një familje!

Albina Kelmendi hyri në skenë me prindërit, motrën dhe vëllain, me këngën “Duje”.

Siç edhe pritej, Albina dhe familja e saj kanë dhuruar një performancë magjepsëse, duke treguar kështu se kënga “Duje”, është ndër favoritet kryesore për t’u shpallur fituese.

Këndimi dhe paraqitja skenike e të gjashtë anëtarëve të familjes ishte në perfeksion, duke dhuruar një ndjenjë të ngrohtë te publiku në sallë, të cilët e pritën pozitivisht këngën.

Përveç performancës, mesazh të fuqishëm dha edhe teksti i këngës, i cili flet për rëndësinë e të qenurit gjithmonë pranë familjes, duke mos harruar traditat tona se familja qëndron mbi gjithçka.

Në këtë edicion, është vendosur që kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion do të zgjidhet nga vetë publiku, përmes votave me SMS.

“Festivali i Këngës” vazhdon transmetimin dhe në datat 20, 21, 22 dhjetor.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]