fbpx

Albina Kelmendi për pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës: E shoh veten fituese

nga Revista Kosovarja

Në intervistën që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, këngëtarja Albina Kelmendi foli dhe për pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës. Që kur u publikua lista e këngëtarëve që do të marrin pjesë në edicionin e këtij viti, spikati emri i Albinës, si një ndër zërat më të mirë të skenës shqiptare.

Duke folur për këtë pjesë, artistja nga Kosova tha se ndihet e fuqishme dhe e bindur për këngën me të cilën do të konkurrojë, të cilën e sheh si fituese. Ajo tha se e veçanta do të jetë fakti se do të ngjitet në skenë bashkë me familjen e saj, një gjë që nuk ka ndodhur deri më tani.

“Arsyeja pse vendosa të marr pjesë është sepse ndihem shumë e fuqishme nga faktorët që më rrethojnë. Në këtë rast nga bashkëpunëtorët e mi, kompozitori dhe tekstshkruesja. Do të ngjitem me familjen time që më bën të ndihem më e fuqishme. Do t’i dhuroj atij festivali një këngë siç e meriton.

Meritojmë vendin e parë meqë është dhe një veçanti tjetër që do të ngjitet një familje së bashku në skenë. Ndaj presim që të vlerësohemi ashtu siç e meritojmë. Kësaj herë është më ndryshe. Çdo vit kam pasur kërkesa për të marrë pjesë por nuk e kam ndjerë veten mirë me këngët që më janë ofruar.

Këtë vit, përderisa e kam këtë siguri, pres që të vlerësohem me vendin e parë. Është diçka ndryshe nga vitet e kaluara, dhe nuk kam dyshim që publiku nuk do ta dojë këngën. Ajo që bën jep ndjenjën më të mirë është publiku por fitova publikun, është gjithçka për mua”, përfundoi Albina.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]