63
Albina Kelmendi s’e ka në plan të ndalet me projekte.
Pas projektit të suksesshëm të “Nanë moj kam gabu”, këngëtarja pejane ka gati projektin e ri.
“Sytë e tu” quhet kënga e re e Albinës e cila do të publikohet nesër në orën 18:00. Por, kjo nuk është e tëra për Albinën këtë vit.
Ajo do të jetë pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH-së dhe pritet të ketë fjalën vendimtare në këtë festival me një këngë ku do të performojë me antarët e familjes së saj.