fbpx

“ALBLUX BEAUTY” studio e krijuar nga Albana Zogaj-Selmani, vendi i bukurisë, mirëpritjes dhe profesionalizmit

nga Revista Kosovarja

“ALBLUX BEAUTY” studio e krijuar nga Albana Zogaj-Selmani, vendi i bukurisë, mirëpritjes dhe profesionalizmit

Quhet Albana Zogaj Selmani dhe është nga ato femra që vizionin për jetën dhe zhvillimin profesional e biznesor, i ka pasur e i ka krejtësisht të qarta.

Me prejardhje nga Suhareka, e rritur në Slloveni, Albana prej tre vitesh jeton dhe vepron në Zvicër, ku edhe ka hapur sallonin “ALBLUX BEAUTY”, të cilin e udhëheq me shumë dëshirë, vullnet e profesionalizëm.

Salloni i saj ka numër të madh klientësh, të cilat e dinë saktësisht se Albana është mjeshtre e qerpikëve dhe vetullave. Pasionin për këtë punë, e ka zbuluar derisa ishte duke jetuar në Slloveni para 8 vitesh, ku edhe ka mbaruar të gjitha kurset e trajnimet e nevojshme për tu çertifikuar si “beauty artiste” në këtë fushë.

Ndonëse ka mbaruar shkollën e lartë për mjekësi, është e dhëne pas biznesit dhe kjo është arsyeja që e bënë të punoj fortë e të mos ndalet asnjëherë. “Pa e shmangur mërzinë për familjen nga shpërngulja në Zvicër, mbështetja nga bashkëshorti im nuk me ka munguar asnjëherë. Dëshira dhe pasioni për biznes vazhduan edhe pasi u shpërngula. “ALBLUX BEAUTY” është vendi ku më qetësohet shpirti dhe jam vetvetja. Në studion time përfshihet gjithçka qe i përket vetullave dhe qerpikëve. Pra nga rregullim i vetullave, heqje e vetullave, formim, brow lifting,permanent make up dhe ngjyrosja e vetullave me kanë. Sa i përket qerpikë, ofrojmë shërbime profesionale si, zgjatje te qerpikëve te cilët quhen classic 1:1, volume technik dhe gjithashtu lash lifting”

Albana thotë se me punën e saj mundohet që ta jap maksimumin dhe kualitetin më të lartë vetëm qe te ndihen klientët e saja ne duar te sigurta. Punën e saj e ndan dhe ne YouTube kanalin i cili quhet ‘ Albana Zogaj’ ku gjithçka përfshihet me saktësish.

Pra, tek “ALBLUX BEAUTY” krejt këto shërbime mund të kryhen në një vend, në një adresë ne Rorschach ne kantonin e St.Gallen. Terminët janë të menjëhershme dhe nuk duhen pritje të gjata. Terminët, bëhen përmes Instagramit ose numrit të telefonit.

Albana, na tregon se studion e ndanë bashke me një bashkëpunëtore, e cila merret me thonjë, e që njihet si “KELA NAIL STUDIO”. “Ne të dyja e ndajmë një vend bashkë, por secila nga ne e bënë punën e vet. Për klientët tona, është më e lehtë kur të gjitha gjërat bëhen në një vend, duke filluar nga vetullat, qerpikët, e deri tek rregullimi i thonjëve.

Në “ALBLUX BEAUTY” mikpritja është gjithmonë e ngrohtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]