Diskografisë muzikor në Kosovë, së shpejti i shtohet edhe një projekt i ri.
Siç mësohet, këto ditë do të lansohet projekti i parë mes rep-artistes së re, Albu dhe këngëtarit Skerdi.
Dyshja, i kanë bashkuar forcat për një këngë te bukur, moderne dhe që ka premisat e hitit, verzioni i shkurtë i secilës vetëm ka filluar të qarkullojë në rrjete sociale.
Kënga titullohet “Blanco & Escobar” dhe skenat që e shoqërojnë janë mbresëlënëse dhe tamam filmike.
Albu, është këngëtare e re e talentuar, e cila jeton në Gjermani dhe që pritet ta godasë tregun muzikor shqiptar.