fbpx

Albulena Haxhiu sot feston ditëlindjen, ja sa vite po bën gruaja më e votuar në vend

nga Revista Kosovarja

 

Sot, më 11 maj 2025, ish-Ministrja e Drejtësisë së Kosovës dhe kandidatja për kryeparlamentare Albulena Haxhiu, feston 38-vjetorin e lindjes.

Haxhiu është një nga figurat më të spikatura të politikës kosovare, e njohur për angazhimin e saj të palëkundur në çështjet e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.

E përfshirë në Lëvizjen Vetëvendosje që nga viti 2010, ajo ka shërbyer si deputete në Kuvendin e Kosovës për disa mandate dhe deri në zgjedhjet e fundit mbajti postin e Ministres së Drejtësisë. Në zgjedhjet e fundit, Haxhiu u rendit si gruaja më e votuar në vend, duke reflektuar besimin e madh që qytetarët kanë në të.

Me rastin e ditëlindjes, ajo është befasuar me një surprizë në zyrën e saj, ku ka marrë dhurata nga stafi, shkruan “Kosovarja”.

Në këtë ditë të veçantë, shumë qytetarë dhe kolegë politikë i kanë shprehur urimet e tyre, duke vlerësuar kontributin e saj të vazhdueshëm në ndërtimin e një shteti të së drejtës dhe të barazisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]