fbpx

Aldo flet për Rozanën, banorja: Nuk e ndiej veten diva

nga Revista Kosovarja

Pas sfidës për krijimin e një shfaqjej për ndërrimin e viteve, Rozana dhe Aldo u përfshinë në një debat.

Shkak u bë një skenar, i krijuar nga ata të dy. Aldo u shpreh se sheh një mungesë modestie nga Rozana, e madhe dhe mungesë respekti. Nga ana tjetër, Rozana tha se Aldo nuk ishte i gatshëm për të qenë bashkëautor.

“Ajo që më furstori ishte se e mori letrën dhe po e këndonte në grup dhe e dëgjova të thoshte se do bëj këtë, do shtoj atë. Dhe thashë ok, kjo gjëja do bëhet nga unë, pse ndërhyn. Nuk më lëndoi sepse unë e njoh veten time. Fjalët mendoj se i kishte nga gjaknxehtësia. Por më bëri përshtypje që nuk pashë respekt reciprok. Ka një mugesë modestie.”– tha Aldo.

“Jo se nuk e vlerësoj, jashtë kësaj shtëpie e kam përgëzuar. Aty po bënim një skenar të thjeshtë. Do ishte më etike të më thoshte të lutem mos ndërhy. Nëse G Bani do më këkronte të shkruaja një tekst, ku ai kishte vënë strofën e parë, do quhej bahshkë-autor. Gjë që e bëra me dëshirën më të madhe, por Aldo nuk e bëri. Nuk e ndjej veten diva.”– tha Rozana.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]