fbpx

Aleksandër Gjoka thumbon Dafina Zeqirin: “Hajde, hajde, çfarë turpi”

nga Revista Kosovarja

Në qoftë se jeni ndjekës të Aleksandër Gjokës në rrjete sociale me siguri e keni vënë re që artisti i mirënjohur, një nga themeluesit e shkollës rock në Shqipëri, është nga ato personazhe që i pëlqen t’i thotë gjërat troç.

Jo rrallëherë postimet e tij janë bërë virale sepse ka prekur tema që ndoshta kolegët e tij s’guxojnë t’i përmendin.

Së fundmi, Sandri ka postuar një video në Instagram-in e tij ku shfaqet Dafina Zeqiri duke kënduar një nga hitet e saj me “playback”, duke u shprehur se performanca e saj është e turpshme për dikë që e quan veten “VIP”.

”Hajde live hajde. Pu, pu, pu çfarë turpi. Ec aty VIP”-shkruan ai krah videos që ka provokuar komente të ndryshme. Duke qenë se dy artistët lëvrojnë në rryma të ndryshme dhe i përkasin dy brezave të ndryshëm, nuk besojmë se Sandri e ka direkt me Dafinën, por me fenomenin dhe kakofoninë në të cilën ndodhet muzika shqiptare sot. Presim si do të reagojë këngëtarja kosovare.

https://www.instagram.com/p/Cu61K1tspT-/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]