fbpx

Alketa Gashi-Fazliu kujton ngjarjen e hidhur dhe si e ka mbyllur me policinë

nga Revista Kosovarja

Dy muaj më parë, policia në Prizren ka arrestuar anëtarin e Kryesisë së OVL e UÇK-së, Faik Fazliun. Sipas policisë, Fazliu ka kanosur një zyrtar policor.

Të gjitha akuzat janë hedhur poshtë nga Fazliu dhe bashkëshortja e tij, prezantuesja e njohur e ekranit, Alketa Gashi-Fazliu, e cila asaj kohe dhe tani mohon se bashkëshorti i saj ishte konfrontuar me policinë.

Alketa që ishte dëshmitare e asaj çfarë kishte ndodhur, e ka rikthyer në kujtesë në emisionin “Divers” të “RTK”-së, ngjarjen që la shije shumë të keqe tek ajo dhe familja.

Ajo, tregoj se gjithçka kishte ndodhur pa një arsye të qartë. Gashi-Fazliu ka falenderuar gazetarët për kontaktimin dhe raportimin e drejtë të lajmit.

Prezantuesja e njohur ka thënë se kjo ngjarje ka sjell traumë tek ajo dhe se Drejtësia do ta bëjë punën e vetë, ndërkohë që ka deklaruar se ai që e respekton rendin dhe qetësinë është polici, por që me policët ajo e ka mbyllur, transmeton “Kosovarja”.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]