fbpx

Alketa Gashi-Fazliu një dritë e bardhë në Festival

nga Revista Kosovarja

Alketa Gashi-Fazliu, një nga figurat e njohura të Televizionit Publik, është ngjitur mbrëmë në skenën e madhe të “Festivalit të Këngës”, për të prezantuar një nga krijimet konkurruese.

Si gjithmonë, ajo bëri diferencën me gjeturinë skenike, elokuencën dhe elegancën që e karakterizon.

E veshur në të bardha, prezantuesja dhe poetja nuk e la paraqitjen e saj të kalonte pa një mesazh për forcën e femrës, shkruan “Kosovarja”.

Alketa, në një postim të lënë në Instagram, shkruan “Ribërë nga hiri”.

Ndërkohë, prezantuesja e programit të mëngjesit dhe edicioneve të lajmeve në “RTK”, është duke drejtuar edhe takimet “Post fest”.

Si do të duket sonte dhe në netët në vijim, mbetet për tu parë tutje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]