fbpx

Alketa Vejsiu mahnitë me linjat trupore në bikini

nga Revista Kosovarja

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Alketa Vejsiu, së fundi është duke i shijuar ditët e mira të pushimit.

Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale fotografi të ndryshme ku shfaqet duke shijuar diellin.

Në mesin e tyre fotografia e fundit u komentua më së shumti, ku si rrallëherë shfaqej duke pozuar në bikini.

Ajo kishte pozuar në bikini të zeza derisa me fytyrë nga dielli, Vejsiu nuk hezitoi  të vinte në pahë linjat e saj trupore, përkatësisht të ekspozonte edhe të pasmet e saj.

Vejsiu mbetet ndër vite në mesin e prezantueseve më të dashura në TV Klan, si dhe në llogarinë e saj Instagram ka arritur të ketë 1 milionë ndjekës.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]