fbpx

Alketa Vejsiu tregon se kur do t’i hyjë politikës

nga Revista Kosovarja

Alketa Vejsiu është padyshim një nga moderatoret më të komentuara dhe më të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Ajo njihet për pozitivitetin, energjinë e mirë që përcjellë te publiku, artikulimin dhe sigurisht bukurinë që ka, shkruan “Kosovarja”.

https://www.instagram.com/p/CNCyo6jHIWg/

Së fundi ajo në Instagram ka bërë një pyetësor për ndjekësit e saj, dhe në adresë të saj kanë ardhur pyetje nga më të ndryshmet.

“Kur mendon t’i hysh politikës” ka qenë një nga pyetjet që Alketa ka vendosur t’i kthejë përgjigje.

“Anjëherë! Politika i përcan njerëzit, arti i bashkon.

Mendoj se jam me shumë fat që ndiqem e dëgjohem nga 1.1 milonë njerëz në instagram dhe miliona të tjerë në ekran.Mund të sjell një model të mirë e të sjell ndryshimin përmes punës që bëj në këtë industri ku jam, që e ka misionin publik brenda!

Jam e ndërgjegjshme që sjelljet, fjalët, veprimet e mia, ndikojnë shumë të tjerë!

Ndjej peshën e përgjegjësisë se të qenit njeri publik dhe se marr kurre “for granted” këtë dhe udhëhiqem nga parime të forta morale!

Ndjesia e përgjësisë më ka shoqëruar gjithë jetën!” ka qenë përgjigjja e moderatores së mirënjohur.

Epo disa njerëz duan me të vërtetë punën që bejnë dhe janë të kënaqur me aq./Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]