fbpx

Almeda Abazi ka një këshillë për gratë shtatzëna që janë infektuar me Covid-19

nga Revista Kosovarja

Pasi Almeda dhe familja e saj kaloi Covid-19, ku Tolgës iu desh të shtrohej në spital, kurse vetë Almedës nuk i lejohej të merrte mjekim për shkak të shtatzënisë.

Por një fanse shtatzënë e ka pyetur Almedën ç’këshillë i jep dhe për aktoren, më tepër sesa fizikisht, është e domosdoshme që në ato ditë të jesh e fortë mendërisht.

Ja ç’shkruan ajo:

“Kam marrë shumë mesazhe të këtij lloji dhe fatkeqësisht ka shumë nëna shtatzënë të infektuara me Covid-19. Uroj që Zoti t’ju ndihmojë. E di që është një proces shumë i vështirë dhe kërkon më shumë mund, pasi nuk mund të marrim mjekim. Mua më zgjati rreth 20 ditë, por gjëja më e rëndësishme është të mbani lart moralin. Vlen për të gjithë njerëzit, por më besoni që është akoma më e rëndësishme për ne gratë shtatzënë dhe që ushqejmë fëmijët me qumësht gjiri. Ju lutem mbajeni moralin lart dhe mendoni që do të kalojë, mendoj se është më mirë të konsultohemi me mjekun tuaj për gjendjen dhe vitaminat që mund të merrni”, ka rrëfyer ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]