fbpx

Almeda Abazi reagon e shqetësuar për zjarret, kërkon ndihmë për Turqinë

nga Revista Kosovarja

Në fillim të kësaj jave, zjarret kanë vërshuar pjesë të ndryshme të Evropës Jugore përfshirë edhe Turqinë.

Dhe së fundmi u raportua se nga këto zjarre ka shkuar në tetë numri i të vdekurve në shtetin turk.

Lidhur me këtë, një reagim së fundmi e ka bërë edhe modelja e aktorja shqiptare, Almeda Abazi, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Turqi.

Ajo iu ka bërë thirrje të gjitha vendeve që kanë mundësi të ndihmojnë, duke shtuar se deri më tani u shkatërruan gjithsej 112 zjarre.

“Ju bëj thirrje të gjitha vendeve që mund të na ndihmojnë. Ne jemi të shkatërruar me gjithsej 112 zjarre”.

“Nuk kemi mjaftueshëm avionë zjarrfikës për t’i ndaluar ato. Kemi humbur tetë persona, shumë kafshë dhe pyjet tona. Ju lutem na ndihmoni. Kemi nevojë për aeroplanë urgjentisht, e kemi vetëm një”, ka shkruar ajo.

https://www.instagram.com/p/CSC7ELNoZFi/?utm_source=ig_embed&ig_rid=7e066eae-9d38-4b8d-aafa-c3bacba93c2f

Theksojmë që numri i të vdekurve nga zjarret në bregdetin jugor të Turqisë u rrit në tetë të dielën, pasi zjarrfikësit luftuan për të pestën ditë për të kontrolluar zjarret që ende ndizen në qytetet turistike bregdetare.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]