fbpx

Alvisa zbulon se çka i tha polici në pikën kufitare me Kosovën

nga Revista Kosovarja

Këtë javë Bashkimi ka sjellur Alvisën në Mitrovicë për takimin e radhës.

Pas ardhjes së Alvisës në Kosovë, ajo ka treguar se si ka shkuar udhëtimi deri në Mitrovicë, shkruan lajmi.net.
Ajo ka treguar se në kufi, polici i pikës kufitare e ka njohur dhe duke qenë se kishte dëgjuar paska për historinë e saj, i ka shprehur përkrahjen e tij.

“Kosova i ka njerëzit shumë të sjellshëm dhe më ka mirëpritur maksimalisht që në kufi e deri në Mitrovicë. Është një gjë që e prisja, por jo aq tepër. Jam ndjerë shumë mirë, shumë rehat. Që kur hyra në kufi ishte ai polici i parë fare te dogana dhe kishte dëgjuar pak a shumë për historinë time dhe më tha që më ke përkrahje, ishte edhe si batutë: ‘Këtu në kufi do lejoj unë kush do hyjë dhe kush nuk do hyjë’. Pastaj njerëzit ndalonin të bënin komplimente”, tha Alvisa.

Alvisa dhe Bashkimi tashmë janë deklaruar për njëri tjetrin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]