fbpx

Ambasada amerikane deklarohet për takimin e sotëm në lidhje me Asociacionin

nga Revista Kosovarja

Ka përfunduar takimi i thirrur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në lidhje me Asociacionin.
Pas kësaj, në lidhje me takimin është deklaruar ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

Hovenier tha se sot patën një takim me përfaqësues të ndryshëm nga të cilët kanë dëgjuar qëndrimet në lidhje me Asociacionin.

Ai tha se është mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të interesuar për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre.

Ambasadori Hovenier tha se vazhdon angazhimi për zbatimin e të gjitha çështjeve të dialogut.

“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore në ambasadën amerikane në Prishtinë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të Dialogut”,thuhet në njoftimin e ambasadorit Hovenier./Lajmi.net/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]